Dy të reja, të identifikuara si Jetmira Demiraj dhe Rexhina Lika kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën duke shfrytëzuar qendrat e masazheve për prostitucion në zonën e 'Ish Bllokut' dhe '21 Dhjetorit'. Ndërkohë janë vënë nën hetim 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Operacioni policor i koduar "SPA", u realizua pas një pune të mirëfilltë hetimore disa mujore për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i Jetmira Demiraj, 30 vjeçe dhe Rexhina Lika, 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".
Ato administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur "Ish-Blloku" dhe në zonën e quajtur "21 Dhjetori". Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në vijim të veprimeve, do të hetohen në gjendje të lirë në gjendje të lirë dy personat e identifikuar si A. Ll., Xh. T., për veprën penale "Prostitucioni" dhe A. L., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?
-
PO
32.6%
-
JO
58%
-
NUK E DI
9.4%
Vota total: 2109
Lajme të tjera
-
Mbytet anija me emigrantë afër ishullit grek, rreth 50 të zhdukur
10 Gusht, 15:05
-
Lija e majmunit, Europa do të zgjerojë vaksinimin kundër sëmundjes
10 Gusht, 15:03
-
Zjarr në Qafëpanjë të Pogradecit, dyshohet se është e qëllimshme! Digjen 3 dynym tokë
10 Gusht, 15:00
-
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, policia kufitare shpëton 45-vjeçarin dhe 3 të miturit
10 Gusht, 14:47
-
Vidhte para me dokumente të falsifikuara, arrestohet 24-vjeçarja në Tiranë! Mashtronte qytetarë për kalimin e mallrave në doganë
10 Gusht, 14:45
-
Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ gati për nxënësit në shtator, Veliaj: Shkolla më e bukur, këtë vit hapim 12 shkolla të tjera
10 Gusht, 14:40
-
'Do sillte pasoja katastrofike', Rusia kërkon mbledhje të OKB-së për centralin bërthamor në Ukrainë
10 Gusht, 14:31
-
Braçe: Në shtator i paraqes Kuvendit ligj për ndalimin e zjarrvënies së qëllimshme, djegia e vendit të marrë fund
10 Gusht, 14:30
-
Sarandë, skafet pranë njerëzve në plazhin e Bunecit, qytetarët denoncim në Report Tv (VIDEO)
10 Gusht, 14:19
-
Rikthehet shiu, temperaturat do të ulen deri në 32 gradë! Meterologia: Reshjet do jenë të lokalizuara, por do të ketë rrebeshe
10 Gusht, 14:05
-
Me javë të tëra në luftë me flakët, zjarrfikësit në Shqipëri 'me armë' 50 vite të vjetra! Financimet minimale
10 Gusht, 14:01
-
34 vite nga ekzekutimi i poetit disident Havzi Nela! Familjarët ende kërkojnë drejtësi! Përkujtohet nga politika
10 Gusht, 14:01