Arrestohen dy vajza në Murriqan
po transportonin drogë për në Itali

Arrestohen dy vajza në Murriqan<br />po transportonin drogë për në Itali
MURRIQAN - U kanë thënë se do udhëtonin drejt shtetit fqinj të Italisë për të kaluar disa ditë në Venezia, por janë ndaluar për tu kontrolluar dhe kanë rënë në prangat e policisë pasi po transportonin 40 kg kanabis sativa.

Manjola Lumnica dhe një peson që nuk është identifikuar ende kanë tentuar të transportojnë 40 kg kanabis nga pika kufitare e Muriqanit drejt Italisë. Pasi kanë mësuar destinacionin e vajzave, efektivët e policisë kanë dyshuar se si dy vajzat njëra nga Tropoja dhe tjetra nga Tirana të pashoqëruara nga askush do udhëtonin drejt Venezias.

Kjo gjë ka shkaktuar dyshimet e para tek efektivët e policisë kufitare ndërsa u kanë kërkuar dy vajzave më shume shpjegime dhe i kanë futur në pikën e kontrollit. Pasi kanë nisur kontrollin brenda automjetit tip Fiat Multipla me targë AA 431 FP, uniformat blu kanë vërejtur spostime të dyshimta të pjesëve të plastikës në kroskot.

Menjëherë blutë kanë vijuar kontrollin me kamera të specializuara ku edhe kanë vërejtur pako të dyshimta si kanabis sativa. Pas kontrollit të imtësishëm të të gjithë automjetit uniformat blu kanë sekuestruar 42 pako kanabis sativa në kroskot dhe në pjesën e poshtme të parakolpit.

Dy vajzat Lumnica dhe Plumbi janë arrestuar nga forcat e policisë ndërsa në dëshmitë e tyre përpara bluve kanë mohuar se kanë dijeni mbi sasinë e drogës të vendosur në automjetin e tyre.

Grupi hetimor dyshon se vajzat ishin paguar për të kryer transportin e drogës drejt Italisë, ndërsa janë shfrytëzuar nga ndonjë rrjeti i trafikut pasi kanë qënë femra, dhe kjo gjë sipas trafikantëve do bënte që të kalonin pa problem në pikën kufitare të Muriqanit duke evituar kontrollet. Brenda 24 orëve në këtë pikë kufitare efektivët e policisë kanë sekuestruar 8.1 kg heroinë dhe 40 kg kanabis sativa.

(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari