KRUJË- Policia e Krujës arrestoi autorët e shpërthimit të ndodhur mbrëmë në një lokal mobileri në fshatin Larushk në Fushë- Krujë.
Astrit Leza, 35 vjeç dhe vëllai i tij, Skënder Leza, 29 vjeç, të dy banues në Larushk, janë autorët e shpërthimit të kapur sot nga policia.
Astrit Leza u kap mbasditen e sotme në vendin e quajtur "Kryqëzimi i rrugës Larushk", ndërsa vëllai i tij vetëm pak më parë.
Shpërthimi në mobilerinë e shtetasit me inicialet P.Rr ndodhi për shkak të një konflikti të mëparshëm me palët.
Policia e Krujës u vu në ndjekje të autorëve të cilët po largoheshin me një autoveturë Benz nga vendi i ngjarjes dhe më pas mjeti i tyre u gjet i braktisur ne zonën e Kamzës.
Bashkëpunimi me policinë e rretheve fqinje dhe kontrollet vijuan përgjatë gjithë ditës së sotme. Nga shpërthimi i realizuar pas mesnatës nuk u shënuan dëme në njerëz, por vetëm materiale. Aktualisht po vijon kryerja e veprimeve proceduriale të rastit.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online(b.g/ shqiptarja.com)