Arrestohen edhe 5 deputetë të VV-së
Mustafa e Thaçi: Të gjendet zgjidhje

Arrestohen edhe 5 deputetë të VV-së<br />Mustafa e Thaçi: Të gjendet zgjidhje
Hedhja e gazit lotsjellës në sallat e Kuvendit të Kosovës i ka kushtuar lirinë pesë deputetëve të opozitës.

Policia e Kosovës ka bërë arrestimin deputetëve, dy prej të cilëve kishin shkelur masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata.

Deputetja Aida Derguti u ndalua sapo doli nga Kuvendi në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës gjatë mbledhjes të së hënës së Kryesisë.Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli pasi kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, ndërsa Besa Baftiu dhe Glauk Konjufca për hedhje të gazit gjatë seancës të së hënës së Kuvendit.

Deri më tani, nga policia e Kosovës janë arrestuar 13 deputetë të cilët kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit, duke hedhur gaz lotjesjllës në shenjë proteste ndaj vendimeve të marra nga qeveria për krijimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes me Malin e Zi për teritrin.

Konkretisht, në janë arrestuar deri tani deputetët:

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kada-Bujupi, Ismajl Kurteshi Haxhi Shala, Pal Lekaj ,Fisnik Ismajli, Faton Topalli, Time Kadrija, Teutë Haxhiu, Aida Dërguti, Besa Baftiu dhe Glauk Konjufca janë 13 deputetët opozitarë që janë arrestuar deri më tani.

Pas arrestimit të deputetëve Vetëvendosja e ka konsideruar policinë e Kosovës i një vegël në duart e qeverisë, ku përndjekja e opozitës ka shkuar aty ku nuk mban më.

Në një reagim të lëshuar me menjëherë pas arrestimit të 5 deputetëve, Vetëvendosje thotë se Policia e Kosovës po përdoret verbërisht si vegël e qeverisë.Me arrestimin e deputetëve po imponohet kthimi i Serbisë në Kosovë.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi propozoi që Kuvendi të mblidhet në seancë të veçantë për situatën e krijuar, ndërsa kërkoi nga shefat e grupeve paralamentare, në këtë rast nga tri subjektet në koalicionin qeverisës, të dalin me një deklaratë të përbashkët për të dënuar dhunën e deputetëve opozitarë.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga opozita që të paraqesë arsyet e vërteta për pengimin e punës së institucioneve, pasi, sipas tij, dy marrëveshjet që ajo kundërshton, tashmë i kanë adresat e zgjidhjes. 

Situata politike në Kosovë është përkeqësuar akoma më shumë gjatë ditës së djeshme, ku Kuvendi i Kosovës u përfshi nga gazi lotjellës dhe protesta e mbështetësve të opozitës, të cilët gjuajtën me gurë dhe bojë godinën e tij.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!