Gramsh-Policia e gramshit ka arrestuar në flagrancë për dhunë në familje 57 vjeçarin Islam Xhelo dhe djalin e tij 32 vjeçar Taulant Xhelo banues në Gramsh.
/Shqiptarja.com
Arrestimi u bë pasi në fshatin Nartë të Njësisë Administrative Skëndërbegas në Gramsh, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie dyshohen të kenë goditur me sende të forta 37 vjeçarin me iniciale A.Xh., (nipin dhe djalin e xhaxhait) duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për arrestimin e autorëve dhe dërgimin e 37 vjeçarit për mjekim në spitalin Rajonal Gramsh.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com










