Durrës, në pranga 6 policë 'kontrollorë' ryshfet për të kaluar 'të ndaluarit'

Durrës, në pranga 6 policë 'kontrollorë' ryshfet për të kaluar 'të ndaluarit'

Gjashtë punonjës të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u arrestuan nga Shërbimet për Çështje të Brendshme, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në sajë të operacionit të koduar "Kontrollori" u arrestuan në flagrancë punonjësit e policisë, me detyrë të kontrollorit në Port.

Efektivët e policisë kufitare u arrestuan në sajë të një hetimi të nisur që në vitin 2018, kryeer nga Shërbimi për Cështje të Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria e Durrësit.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, policët kufitarë në sajë të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën "Shengen". Ata u arrestuan në kushtet e flagrancën, ku ju gjetën me vete edhe para, në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës. Ministria e Brendshme thotë se hetimet për këtë ngjarje vijonë. 

Të arrestuarit

Strukturat e Drejtorisë Qendrore të Hetimit të SHÇBA-së finalizuan me sukses operacionin "KONTROLLORI" ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 punonjës të policisë, kontrollorë në PKK Durrës:

1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës; 

2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

4. D.D., 53 vjeç, me detyrë  Kontrollore në PKK Porti Durrës;

5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 03/03/2019 16:47

    Portin e kanë mbërthyer gangsterët.Këtë e di gjithë Durrësi. Shteti duhet të verë dorë në Durrës.Të fortët kanë futur në dorë shërbimet publike në port dhe jashtë portit.

    Përgjigju
    • Justice: 04/03/2019 08:32

      Asgje nuk behet pa aprovimin e shtetit.

  • Alban: 03/03/2019 16:06

    O Berti po ti ku e Di qe ishte pijanec ai?apo dhe ti je qefli rakije per vete?mos m.t kot po shif boj na i koment me baza jo me hamendje,po ke na gjo konkrete boj na kallzim te partia jo te pleqnia,çun legen

    Përgjigju
    • Fraiku: 03/03/2019 23:20

      O Alban mos e mbro kot kete Milorin se kellire polic eshte. Po te bejet vetingu ky kthehet prape andej nga ka ardhur. Njeri i lig shume. Pis burre eshte.

    • Cimi: 03/03/2019 21:33

      Po perse te fjala pijanec eshte problemi o Alban Ermal Milori? Apo tek dosja qe ka sa nje mal SHCBA dhe nuk e areston kete tropolenas te ndyre? I arestuan shoqen e ngushte kontrollore dhe ishte i pari ne liste per pranga por e shpetoi Saje Qorri. Ky legen me diplome kristali shkruante ne Fb e tuj Riindje mbasi e kishin degdisur ne Vlore dhe doli si idiot pas pergjimit te Babales duke thene nuk jam une Ermali. Tek kush prokurori ti coj faktet ky Berti tek ajo qe ka qene ky maskara opgj? Nuk ka per ta falur as ligji i shtetin dhe as ligji i zotit Ermal Milorin mos u bej merak. Ka bere aq shume maskaralleqe ky i paafte, duke filluar qe nga manipulimi i provave ne vendngjarje e duke mbaruar tek rryshfeti si shef i kufirit ne Rinas. Kujtoje Milorin se edhe bisedat qe bente ne mbledhje me policet i dehur ja kane rregjistruar. Hajde merre me te lehte se as Zoti huk ka per ta falur.

  • Berti: 03/03/2019 15:36

    E keni bere me keq se ne Rinas kur drejtonte pijaneci nga progonati Ermal Miori. Arestohen kontrolloret por shefi nuk ka faj. Kapni kreun jo vetem ushtaret.

    Përgjigju
    • Berti: 05/03/2019 00:43

      O Ermal po perse hiqesh si trim o legen burre.

    • Berti: 04/03/2019 23:16

      Nuk jam polic gomar si ty o Ermal dhe as prokuror. Do te arestojne ata qe quhen koleget e tu dhe ti pijanec ju ke perdhosur uniformen. Lexo me siper se cfare thone te tjeret dhe me harro mua. Tani po del qe nuk ke rregjistruar ne Tims dhe Tahirin se po e degjoj ne Tv klan. Ti je nje frikacak ordiner tepelene qe thua jam gati. Ne te sat eme do shkosh mos u merzit o FRIKACAK

    • Ermali: 04/03/2019 16:42

      Berto hajde me arresto ti me plak se gati me ke

  • Sekurity: 03/03/2019 14:16

    Keshtu eshte kur ja fusni atre lart ne Ministri.Ju merni nga 300 euro per kalim dite qendrimi kushedi sa u mernit per ata me probleme.Pjestoini leket morrat e mutit mos u ngopshi

    Përgjigju
  • Popullli: 03/03/2019 12:59

    Duhet futur Drejtuesia se Aty cojne leket zinxhire ajo eshte hajdut!

    Përgjigju
  • populli: 03/03/2019 11:47

    Shihni doganat e shkoders Muriqanit+ Hani- Hotit jane militantet e PDse hajduta te pa pare pastroni keto hajdute zoti minister.

    Përgjigju
  • Fredi: 03/03/2019 11:23

    D ë r r m o j i n i !

    Përgjigju
  • Lexues: 03/03/2019 11:06

    Keta jane ata qe kapen..te tjeret vazhdojne punen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël