ELBASAN- Përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsioni kanë zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Pasi i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg duke ofruar shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë.

Së bashku me gjyqtaren dhe avokatin është arrestuar dhe një familjar ndërsa tjetri është lënë në arrest shtëpie. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, ata nuk kishin pranuar.

'Më mirë t'i hajë ai 400 mijë lekë në burg sesa gjyqtarja'- thanë familjarët

Burime për Report bëjnë me dije se KLGJ pritet të mblidhet për të pezulluar nga detyra gjyqtaren. Në njoftimin e SPAK thuhet se gjyqtarja dhe avokati akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, si dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Si arriheshin ryshfetet:

Burimet e Report Tv mësuan se avokati Ilir Pashaj, një ish gjyqtar shërbente si negociator i këtyre çështjeve.

Ai u tërhoq nga detyra për shkak të frikës së Vettingut.

Kush ishte Xhulio Musaj dhe për çfarë dënohej:

Në vitin 2019, Shqiptarja.com ka raportuar se disa të rinj, mes tyre dhe Xhulio Musaj ishte i përfshirë në vjedhje makinash në qytetin e Elbasanit. 28-vjeçari u arrestua pasi kishte vjedhur dhe më pas kishte braktisur mjetin.

'GJKKO ka caktuar masat e sigurimit "arrest shtëpie" për gjyqtaren ndërsa "arrest me burg" për avokatin Pashaj. Hetimet u zhvilluan nga prokurori Edvin Kondili. Burime bëjnë me dije se në tetor të vitit 2021, avokati Ilir Pashaj, i cili ka qenë gjyqtar por u tërhoq nga frika e vettingut, u tha familjarëve se do i ulte të arrestuarit 6 muaj burg për 200 mijë lekë. Pas takimit me gjyqtaren kërkoi 400 mijë lekë, por familjarët e kundërshtuan dhe nuk pranuan të paguanin këtë shumë parash.'- thuhet në njoftimin e SPAK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:28
Ofroi 400 mijë lekë për zbutje dënimi për gjyqtaren dhe avokatin në Elbasan! Kush ishte i arrestuari dhe negociatori

Xhulio Musaj, i arrestuar në Elbasan u ofroi gjyqtares dhe avokatit në Elbasan shumën 400 mijë lekë për të zbutur dënimin e tij. Në vitin 2019 Xhulio Musaj ishte i përfshirë në vjedhjen e një makine.

Negociatori ishte Ilir Pashaj, ish gjyqtari i cili u tërhoq nga frika e vettingut.

Ora 09:16
Përgjimet/ Ryshfet për uljen e dënimit të të arrestuarit, familjarët-avokatit: Ato lekë më mirë t'i hajë ai në burg se gjyqtarja

1658474281_1600695545gjykataelbasan.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka, e arrestuar për korrupsion, ka marrë ryshfet 400 mijë lekë në tetor të vitit 2021 për të liruar një të arrestuar. 

Arrestimi i gjyqtares dhe avokatit pas përgjimeve dhe vëzhgimeve nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije se avokati Ilir Pashaj u tha familjarëve se do i ulte të arrestuarit 6 muaj burg për 200 mijë lekë. Pas takimit me gjyqtaren kërkoi 400 mijë lekë, por familjarët e kundërshtuan.

Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të arrestuarit i kanë thënë avokatit: "Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja."