Arrestohen personat që tentuan të linin në terr autostradën Tiranë-Durrës

Arrestohen personat që tentuan të linin në terr autostradën Tiranë-Durrës

Të gjithëve na është kthyer në makth, kur udhëtojmë në makinë gjatë natës dhe rruga është e pandriçuar. Por jo gjithmonë faji është i shtetit, siç shumë prej nesh shprehen. Disa persona të cilët tashmë u identifikuan dhe u arrestuan nga policia, kanë tentuar të vjedhur kabujt e linjës së ndriçimit në një gjatësi prej 820 metrash, në autostradën Tiranë-Durrës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, sqaron se nga Rrethrrotullimi Shqiponja km 0+000 deri në km 0+820 u raportua nga ana e kontraktorit për mirëmbajtjen e këtij aksi, tentativa për vjedhje të kabujve.

"Persona të paidentifikuar kishin gërmuar dhe thyer betonet duke dëmtuar në shumë vende kabujt e ndriçimit në këtë gjatësi të rrugës dhe duke marrë një sasi.

Falë punës së Policisë së Tiranës dhe bashkëpunimit, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve, të cilët gjatë paradites së djeshme vodhën kabujt e energjisë elektrike për shtyllat e ndriçimit dhe për këtë do të dënohen sipas ligjit në fuqi.

 Kujdes, askush nuk ka të drejtë të cënojë, apo vjedhë pronën publike! Çdo shtetas që kryen vepra të tilla do të penalizohet me forcën e ligjit", thotë ARSSH në një njoftim zytar.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • $$$$: 03/03/2019 15:14

    Keta qe po grabisnin kabullin ishin polica ..

    Përgjigju
  • Ndricim: 03/03/2019 12:00

    Haha 10 km me drita do na shpetojn nga aksidentet, po rruget e tjera hahahahah

    Përgjigju
    • trsd: 04/03/2019 10:12

      Mire e ka shteti, por une e kam denoncuar tek 129 kete shkelje me stopat anesor ne rrugen Fier - Tepelene, dhe me kane thene qe te marr ata te Tepelenes se e mbulojne ata. Kjo eshte menyra si funksionon / percillet problemi. Fiks si energjia pa kabull!

    • Shteti: 03/03/2019 12:23

      Paske dhe emrin “Ndric(q)im”. Nuk eshye problemi tek prona publike apo shteterore. POR nese familja jote kalon ne erresire dhe ti ndriqim nuk sheh nga syte dhe aksidenton po familjen tende i bie murit me koke pastaj. Ti, une, dhe kushdo qe sheh dicka apo dike qe tenton te shkaterroje pronen publike dhe te perbashket duhet ta denoncojme dhe ta parandalojme ate qelbesire, vemje, e hajdut qe vjedh. Na eshte bo hajduti ma keq se minjte e haleve, gjithandej

  • Fredi: 03/03/2019 11:29

    Ti dërrmojnë!

    Përgjigju
    • Miri: 03/03/2019 16:54

      10 vjete burge ,jepeni ne tv denimine ta shikojne barbaret e tjere,dhe do te shikoni qe asnje fije bari nuk do te vjedhine nga orona shteterore.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale