Arrestohen tre adoleshente, dyshohen
për lidhje me grupet xhihadiste

Arrestohen tre adoleshente, dyshohen<br />për lidhje me grupet xhihadiste
FRANCE-Tre adoleshente janë arrestuar nga autoritetet franceze, pas dyshimeve të ngritura për lidhje me grupet xhihadiste që  veprojnë në Irak dhe Siri.
 
Tre vajzat e arrestuara i përkasin moshën 14 deri në 17 vjeç dhe janë vendosur nën hetim  pasi dyshohet të kenë patur komunikime në rrjetin social "Telegram", me persona të implikuar me grupet xhihadiste.
 
Hetim është ende në fazë fillestare dhe pritet që më vonë të përcaktojë nëse adoleshentet do t'u bashkoheshin gupeve xhihadiste në zonat e luftimeve në Irak dhe Siri apo ishin duke përgatitur një sulm terrorist në Francë.
 
Franca është një nga vendet e cila është goditur më së shumti nga sulmet terroriste të organizuara nga ISIS dhe për këtë arsye shpesh herë ka rritur masat e sigurisë publike, duke vendosur forca të shumta policie në vendet të cilët frekuentohen nga shumë njerëz.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike