Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, u kap duke shitur kanabis! Vihen nën hetim pasagjerja që kishte në makinë dhe klienti (VIDEO)

Një 25-vjeçar i identifikuar si I.L., është arrestuar nga policia pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Ndërkohë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dy të rinjtë e identifikuar si K.A., 22 vjeç që akuzohet për prodhim e shitje narkotikësh dhe C.D., 20 vjeçe që akuzohet për ‘Moskallëzim krimi’.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, automjetin me drejtues 25-vjecarin që u arrestua dhe pasagjere shtetasen C. D. Shoferi pasi ka ndaluar automjetin, i ka dhënë nga dritarja, shtetasit K. A., një sasi lënde të dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjecarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit I. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën