Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 26-vjeçar, i cili akuzohet se është autor i disa vjedhjeve të ndryshme në provincën e Lombardisë. Ai ishte deportuar njëherë në Shqipëri në vitin 2016, por më pas ishte rikthyer sërish në Itali.
Shqiptari u ndalua gjatë një postblloku të policisë dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 4 mijë euro dhe objekte me vlerë si piktura, byzylykë floriri dhe ora të ndryshme.
Shumë nga sendet që iu gjetën në shtëpi, dyshohen se janë vjedhur në një apartament në Bergamo. Por, ka qenë diçka tjetër që ka habitur mediat italiane.
Shqiptari, mburrej se ishte me specializim dhe me master në universitetin Bocconi të Milanos, një nga universitetet më të mira në Itali.
Pavarësisht se kishte hyrë në mënyrë ilegale ai frekuentonte palestrën dhe klube të ndryshme sociale. Emri i tij, ende nuk është bërë i ditur nga mediat italiane.
Po gjak blu nuk kishte hahaha
Përgjigju