VIDEO/ 12 ditë dhe asnjë gjurmë nga Mateo Lika! Mister fati i 26-vjeçarit që dyshohet se ra në lumin Seman në Fier, vijojnë kërkimet

FIER- Pothuajse 12 ditë kërkime, por ende asnjë gjurmë nga i riu Mateo Lika dhe asnjë shenjë nga makina që drejtonte 26-vjeçari, me të cilën dyshohet se ai ra në ujërat e lumit Seman pas përplasjes me parmakët e urës së Mbrostarit.

Ajo se çfarë ka ndodhur me 26-vjeçarin mbetet ende mister, për aq kohë sa ende nuk është gjetur asnjë shenjë që mund të çojë dhe zbulimin e të riut që ishte kthyer në atdhe për pushime pasi punonte në Gjermani. As një pjesë e makinën me të cilën thuhet se ai po udhëtonte nuk është gjetur,  pavarësisht se janë kryer kërkime asnjë rezultat, megjithëse ende vijojnë. Ditën e sotme palombarët e Reneas kane filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës se lumit.

Prej orës 02:08 të mëngjesit të 15 janarit, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur, teksa dyshimet kryesore të policisë janë se ai ka përplasur kangjellat mbi urën e Mbrostarit dhe ka rënë në ujërat e lumit Seman. Report Tv mëson se Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin. Pavarësisht se ditësh kontrollet e polumbarëve të RENEA-s kanë qenë intensive, asnjë shenjë e të riut dhe makinës së tij nuk është gjetur. Dyshimet janë që për shkak të thellësisë ku mund të ketë përfunduar makina, llucës dhe rrjedhës së ujit në lumin Seman, magnetët e RENEA-s të mos kapin gjë. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi