Policia e Elbasanit ka arrestuar paraditen e sotme një shtetase 28-vjeçare, e cila akuzohet për falsifikim monedhash dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë Malvina Zalli, nga Tirana. Arrestimi i saj ka ardhur pas disa hetimesh, nga të cilat ka rezultuar se 28-vjeçarja kryente aktivitetin e paligjshëm të falsifikimit të monedhave.

Përveç të tjerash nga hetimet është zbuluar gjithashtu se Malvina në bashkëpunim me persona të tjerë merrej edhe me trafik lëndësh narkotike.

Ajo akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërkohë policia po heton pasi dyshohet se aktiviteti i saj kryhej në bashkëpunim me persona të tjerë./Shekulli/