Sipas policisë ndaj Buzherit rëndon dhe akuza e vrasjes të mbetur në tentivë së punonjësve të policisë kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje e prodhim dhe shitje të narkotikëve, akuza këto të shtuara për operacionin Lazarati 2014-2015.
Buzheri do të sillet në Tiranë të mërkurën paradite ku më pas pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me dënimin dhënë ndaj tij në mungesë.
Referuar vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda rezulton se, Buzheri është dënuar më 14 prill të 2014 e më pas dënimi i tij është lënë në fuqi nga Apeli për Krimet e Rënda me vendimin nr 63 të datës 26 qershor 2014.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)