Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi, goditi me shkelm macen në restorant! Ishte dënuar më parë për trafik droge (VIDEO)

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për abuzim me kafshët. Në rrjete sociale u publikua një video ku shfaqej se si i riu tentoi t'i jepte ushqim maces por në fakt e goditi me shkelm dhe e hodhi në det. Ngjarja ndodhi në një restorant në Agios Georgios Lichadas.

Avokati i tij pritet të bëjë kërkesë që të gjykohet në gjendje të lirë duke thënë: "Ka qarë gjithë natën", raportojnë mediat greke. Ai po tenton të justifikojë aktin e tij duke thënë se nuk ka bërë asgjë të keqe por po luante me macen.

Nëse dënohet për abuzimin ndaj kafshëve mund të vuajë 10 vite burg ose të gjobitet me 50 mijë euro. Kjo është hera e dytë që del para drejtësisë greke. Në vitin 2017, u arrestua pasi u kap në Igumenicë me një sasi prej 67 kg kanabis që po i transportonte nga Shqipëria. Për këtë vuajti dënimin në burgun e Korydallos.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Activator: 10/05/2022 21:28

    Le ta kalbin ne burg bastardin, atje e ka vendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion