Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali, ekzekutoi në sy të gruas ish-bankierin

Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali, ekzekutoi në sy të gruas ish-bankierin

31-vjeçari Paulin Meçaj

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali ditën e sotme, pasi akuzohet si autorë i vrasjes së ish-bankieri. Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga ka rënë 31-vjeçari Paulin Meçaj, i cili, pasditen e djeshme, së bashku me një person tjetër, dyshohet se kanë qëlluar për vdekje një ish-bankier, Giovanni Caramuscio, 69 vjeç.

Ngjarja u regjistrua në Lequile, në provincën e Lecces, ndërsa Caramuscio ka qenë duke tërhequr para nga një bankomat. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të bashkëshortes së tij, e cila po e priste në makinë. Personi tjetër i përfshirë në ngjarje nuk është kapur ende, ndërsa dyshohet po ashtu se është shqiptar.

Ishin kamerat e sigurisë së bankës që ndihmuan në identifikimin e autorëve dhe po ashtu edhe dëshmia e gruas së viktimës, pavarësisht nga fakti se të dy i kishin fytyrat e tyre të mbuluara me maska.

Gjatë arratisjes, autorët lanë më shumë se një gjurmë të dobishme për identifikimin e tyre.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret