Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani! U kap në ‘shtëpi bari’ për të dytën herë! Kishte frikë të largohej sepse duhej të shlyente borxhin ndaj bandës
32-vjeçari shqiptar i arrestuar
ANGLI- Një 32-vjeçar shqiptar në Britani, Petrit Gasi, pasi ishte kapur më herët duke kultivuar lëndë narkotike në një fabrikë në Yorkshire ai u gjet përsëri duke kultivuar kanabis nga policia britanike në Uells pasi ishte liruar nga qendra e paraburgimit.
Mediat britanike shkruajnë se lënda narkotike për të cilën ai kujdesej arrinte kapte vlerën e 200,000 paundëve. Gasi u arrestua nga policia në një shtëpi e cila ishte e përshtatur për kultivimin e kanabisit në Maesteg më 6 korrik. Dhoma e ndenjes dhe dy dhomat e gjumit në katin e sipërm ishin shndërruar në dhoma rritjeje, ndërsa 32-vjeçari flinte në një dhomë të vogël.
Një seancë dëgjimore në Gjykatën e Cardiff Crown të mërkurën u deklarua se rendimenti i vlerësuar i këtyre bimëve midis 4,508 g dhe 30,224 g arrinte në vlerën midis 18,000 dhe 70,200 paund.
I pandehuri u arrestua dhe u zbulua se ai ishte arrestuar më parë në Doncaster, South Yorkshire, ku kishte punuar si kopshtar në një fabrikë tjetër kanabisi. Ai tha se ishte trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme dhe kishte kaluar kohë me miqtë në Londër përpara se ta sillnin në fabrikë ku i thanë se do të paguhej 300 paund për t’u kujdesur për bimët.
Prokurori Nik Strobl tha se Gasi kishte kaluar një periudhë të gjatë në një qendër paraburgimi pas arrestimit të tij të parë, por lirimi i tij u sigurua nga një avokat i punësuar nga një "bandë shqiptare" dhe se pas lirimit lirimit ai u dërgua në Maesteg për të punuar në një fabrikë tjetër kanabisi për të shlyer borxhin e tij prej 10,000 paund.
Strobl tha: “Ai tha se ishte i lirë të shkonte, por kishte frikë të largohej me dëshirën e tij.” Gjatë kësaj periudhe, i pandehuri nuk mori pjesë në një seancë gjyqësore të magjistraturës dhe kërkohej me urdhër në momentin e arrestimit të tij të dytë. Gasi, pa vendbanim të caktuar, më vonë u deklarua fajtor për dy akuza për prodhimin e kanabisit.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4523
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptarët më të 'frikësuarit' në rajon nga inteligjenca artificiale
25 Dhjetor, 12:46
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Krishtlindjet/ Për herë të parë në historinë 900-vjeçare, vajzat këndojnë në korin e kishës së Shën Palit
24 Dhjetor, 11:41
-
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona (VIDEO)
23 Dhjetor, 19:25
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor, 16:49
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59
-
Itali/ Po trafikonin 60 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohen 3 shqiptarët
20 Dhjetor, 16:02
-
Tmerr në Angli, portieri humbet jetën pas një sherri! Arrestohet futbollisti tjetër
20 Dhjetor, 12:24
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 50 plaçkitje në seri, drejtuesi në pranga! Mbi gjysmë milioni euro mall, i vidhnin shtëpitë për 15 minuta (EMRAT)
20 Dhjetor, 11:16
-
Punonte për 'bosët e shtëpive të barit', si e fundosi telefoni ish-policin shqiptar (EMRI)
19 Dhjetor, 19:36
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor, 11:39