Një 35-vjeçare është arrestuar nga Policia në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e Rrëshenit.

Jetmira Biba 35 vjeç u ndalua për kontroll teksa u konstatua se qarkullonte e armatosur. Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë ndërsa ndaj saj rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetase qarkullonte e armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Si rezultat i operacionit, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për qytetin e Rrëshenit, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Golf”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasja e armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J. B., 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.