TIRANË - Një 37-vjeçar është ndaluar nga Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’ pasi qarkullonte me automjet i armatosur dhe me lëndë narkotike. Nën hetim është vënë edhe pasagjerja që ishte në mjet me të.
Andi Zoga, banues në Golem u ndalua në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.
Gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. B. (pasagjere në mjet), gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me pistoletën dhe kokainën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kjo eshte arme mesimore me kapsolla Si ato te portokallia e klanifornia, Me 100 mije lek te vjetra ka sa te duash ne dyqane! I mbajne kto zakonisht per te thene qe srrime pa arme E kerkojne me zor sikletin dmth!
Përgjigju