Një 43-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën sekuestruan 89 doza me kokainë, 7615 euro, 50.000 lekë të reja që dyshohet se ishin të përfituara nga shitja e kokainës, si dhe motorin që përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike.
Në operacionin e koduar "Start 1", për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla u vu në pranga poseduesi, njëherazi edhe shpërndarësi i lëndës narkotike, E. V., 43 vjeç, banues në Durrës.
43-vjeçari u kap në flagrancë gjatë operacionit, në lagjen nr. 15 Durrës.
Ai do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".