Arrestohet 52-vjeçari në Kamëz, policia i gjen një pistoletë dhe 173 fishekë në shtëpi
Arma e sekuestruar nga policia
Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kamëz. Mësohet se policia ka gjetur në banesën e N.B., një pistoletë të futur në një kllëf lëkure, katër krëhëra dhe 173 fishekë luftarakë.
Arrestimi është bërë në vijim të operacionit të koduar ‘Road Guard 3’, pas dyshimeve se babai i një prej të arrestuarve në këtë operacion, mund të kishte armë zjarri në shtëpi.
Njoftimi i Policisë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga një 52-vjeçar. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra nga DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit policor të koduar "Road Guard 3", se babai i një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit, mund të kishte armë zjarri në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit N. B., 52 vjeç, banues në Kamzë.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë të lyer me graso dhe futur në një kllëf lëkure, katër krëhëra dhe 173 fishekë luftarak.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 52 vjeç, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.1%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
30 Mars, 09:24
-
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në 'Sheshin Skënderbej'! Përmbyllet një muaj agjërimi! Spahiu: Lusim Zotin të na japë forcë të përballojmë sfidat e jetës! Unitet, mëshirë, drejtësi
30 Mars, 07:05
-
Zyrtare/ Sokol Haxhia është Drejtori Teknik i Partizanit, ish-futbollisti rikthehet në shtëpi
29 Mars, 21:45
-
Ngacmim seksual në Tiranë, 38-vjeçari merr në shtëpi 24-vjeçaren dhe më pas zhduket
29 Mars, 17:16
-
Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës! 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë
29 Mars, 15:52
-
Tritol lokalit në Tiranë më 25 mars/ Identifikohet e shpallet në kërkim 47-vjeçari, policia i gjen veshjet e përdorura ditën e ngjarjes dhe biçikletën me të cilën u largua (EMRI)
29 Mars, 13:52
-
Veliaj: Tirana, një qytet solidar me 8 qendra sociale për nevojtarët
29 Mars, 13:23
-
Tirana e dedikuar Motosportit, ‘Automotive Fair Albania 3’ sjell eksperinca unike! Pilotët: Aktivitete të tilla kishin munguar (VIDEO)
29 Mars, 11:12
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, shpallet në kërkim autori i plagosjes së 29-vjeçarit! Report Tv siguron foto nga momenti i përplasjes (EMRI)
29 Mars, 08:47