Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet G.G., është vënë në prangat e policisë pasi tentoi t’i fusë të birit doza kokaine në burgun e Fushë-Krujës ku po vuan dënimin.
Gjatë kontrollit të familjarëve, Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë.
Dozat e kokainës ishin mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram.
Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.
Babai <<me i mire>> i vitit !
Përgjigju