Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Mallakastër pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Po ashtu, edhe një djalë 15-vjeç ka kërcënuar një të mitur duke i marrë një shumë parash.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 15 vjeç, banues në Ballsh, pasi me anë të kanosjes, i ka marë një shumë parash, një shtetaseje të mitur”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.