Kërkohej në Itali që prej 2004, arrestohet 54-vjeçari në kufirin e Morinës (EMRI)

Kërkohej në Itali që prej 2004, arrestohet 54-vjeçari në kufirin e Morinës (EMRI)

Foto ilustruese

MORINË- Një 54-vjeçar, i identifikuar si Bajram Berisha, banues në Kosovë, është arrestuar në kufirin e Morinës.

54-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në shtetin italian aty ku edhe kërkohej që prej vitit 2004.

Njoftimi i plotë:

Kukës.

Arrestohet një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin Italian.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë në hyrje bënë ndalimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

- Bajram Berisha, 54 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Italia.

Gjykata e Apelit/Milano, ka lëshuar ndaj tij urdhër “Arrestin” ndërkombëtar, më datë 17.12.2004, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe neneve 73, 74 të Dekretit Nr.309/90. 

Në përfundim të veprimeve hetimore Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimi në shtetin Italian si dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 03/09/2018 22:19

    drejtesia vonon por ama, nuk harron. po si specin e zun kete e nuk kapin vrasesit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin