Një 54-vjeçar i identifikuar si Foti Çaçaj është arrestuar nga policia e Mallakastrës pasi kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

54 vjeçari akuzohet për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Në kuadër të operacionit ‘Gradishti’, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e shtëpisë, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara që u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, në banesë u gjetën edhe 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.