MIRDITE - Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 56 vjeçar, i dyshuar si pronar i tre parcelave të mbjella me kanabis sativa, të asgjësuara ditën e djeshme.
 
Mësohet se i arrestuar është Ndue Nikolli. Sipas policisë ai dyshohet se është pronari i tre parcelave me 1200 rrënjë kanabis sativa, e cila u zbulua dhe u asgjësua dje në komunën Orosh.
 
Materialed procedurale i kanë kaluar prokurorisë, ndërsa vijon operacioni antikanabis për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)