Një 57-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi është kapur duke vjedhur në një banesë në Peqin. Personi që ruante banesën pasi pronari është zbuloi grabitësin dhe njoftoi policinë. Fillimisht pati një përplasje fizike me të ndërsa 57-vjeçari e goditi me grusht gjatë tentativës për të vjedhur në banesë,
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 57 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi (në emigrim), e cila ishte në ruajtje nga shtetasi A. M. 57-vjeçari gjithashtu goditi me grushte shtetasin A. M. gjatë tentativës për të vjedhur në banesë”, njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.