Arrestohet 63-vjeçari në Devoll, humbi kontrollin e mjetit dhe la në makinë të plagosur 4 pasagjerë

Arrestohet 63-vjeçari në Devoll, humbi kontrollin e mjetit dhe la në makinë të plagosur 4 pasagjerë

Foto ilustruese

Drejtuesi i një mjeti është vënë në pranga të policisë pasi ka shkaktuar një aksident një ditë më parë në Devoll. Policia ka arrestuar shtetasin I.H, 63 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.

63-vjeçari në aksin rrugor Trestenik-Vishocicë, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Për pasojë kanë marrë lëndime 4 pasagjerë që ndodheshin në këtë mjet, të cilët morën mjekim në Spitalin e Bilishtit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja