-
Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin, pas 40 ditësh në paraburgim Gjykata e Korçës zbut masën e sigurisë për vëllain e deputetit demokrat Nallbati, dhe 2 bashkëpunëtorët e tij
Mësohet se në seancën gjyqësore, pas 40 ditësh që u lanë në masë sigurie “arrest në burg”, për arsye të mbledhjes së provave dhe veprimeve hetimore shtesë të prokurorisë, tre të arrestuarit që morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin Ilir Topçiu, janë lënë në arrest shtëpie.
14 Dhjetor, 16:28 -
-
‘Të zhdukim me acid’, morën peng një person, zbardhet dosja e vëllait të deputetit të PD! Topçiu: Më rrahën sa humba ndjenjat, më fikën cigaren në ballë
Ilir Topçiu u mor peng në fund të muajit tetor nga Alti Nallbati alias “Duçja” vëllai i deputetit të PD, Bledjon Nallbati, dhe dy persona të tjerë Marsel Buçi si dhe Trajan Çeliku. Grupi, i cili dyshohet se është i përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm, dyshonte se Topçiu i kishte tradhtuar duke spiunuar tek shefi i krimeve në komisariatin e Bilishtit.
5 Dhjetor, 10:31 -
-
I shpallur në kërkim për vrasje në tentativë, arrestohet në Kapshticë 35-vjeçari! Qëlloi disa herë me thikë gjyshin e tij
35-vjeçari me iniciale V. Sh, ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Korçës i akuzuar për veprat penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
23 Tetor, 14:29 -
-
-
-
-
Bilisht/ Tre persona dhunojnë 39-vjeçarin me sende të forta, ai plagos me thikë njërin nga autorët (VIDEO)
Të gjithë personat e përfshirë janë dërguar për mjekim në spital dhe më pas janë shoqëruar në Komisariatin e Devollit, ku do të merren në pyetje për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
1 Tetor, 21:12 -
Korçë/ Kontrabandë alkooli nga Greqia, ‘Drinks’ prangos shoferin që po i transportonte! Nën akuzë edhe 3 doganierët e Kapshticës
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare godet një rast kontrabande në rrugën Kapshticë-Bilisht. Po vinin nga Greqia, arrestohet 53-vjeçari që po i transportonte me mjet. Tre doganierët akuzohen për shpërdorim detyre, e lanë të kalonte pa u zhdoganuar
7 Qershor, 10:08 -
-
Pamjet e reja/ Hedh akuza për sulm politik, ja momenti kur Bledjon Nallbati godet sërish shoferin e kamionit në sy të policisë
Bledjon Nallbati, i cili ka hedhur akuza për sulm politik, e vijon dhunën ndaj shoferit të kamionit në Bilisht edhe në prezencë të policisë. Në pamjet e reja të siguruara nga Report TV, shihet teksa kandidati i Berishës “sfidon“ edhe policët dhe ngjitet në kabinën e kamionit për të goditur sërish shoferin.
7 Maj, 09:52 -
Dhunuan shoferin e kamionit, Gjykata e Korçës liron nga qelia vëllanë e Bledjon Nallbatit! E lë në detyrim paraqitjeje! Kandidati i Berishës: Sulm politik
Lirohet nga qelia vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbatit, pasi u arrestua për dhunën ndaj shoferit të kamionit në Bilisht. Gjykata e Korçës e la në detyrim paraqitjeje. Kandidati i Berishës, ndonëse shpëtoi pa u proceduar, vijoi sërish akuzat për ndërhyrje politike.
6 Maj, 14:02 -
Mero Baze: PD po ankohet se deputeti Nallbati nuk e ka rrahur aq sa duhet qytetarin
Kjo nuk përbën ndonjë lajm të madh, pasi Nallbati është i njohur për sjellje të dhunshme. Në gjithë biografinë e tij politike ka vetëm episode dhune. Njeriu zakonisht bën më shpesh atë që di të bëjë më mirë, dhe Nallbati e ka gjetur mënyrën e vet për t’u bërë i njohur. Nuk ia vlen të merremi gjatë me të.
4 Maj, 19:22 -
Policia fali Nallbatin edhe pse dhunoi shoferin, edhe Bardhi akuza Peleshit: Po intimidon kandidatët e PD-së në Korçë
Bardhi, në reagimin e tij, akuzon Peleshin për një skemë të pastër sulmi dhe i bën thirrje Prokurorisë së Korçës të ndërpresë në këtë gjendje flagrante intimidimi. Nga ana tjetër, ai thekson se Peleshi po sulmon familjarët e kandidatëve të PD-së në Korçë
4 Maj, 16:29 -
Bledjon Nallbati dhunues përsëritës, të gjitha rastet e deputetit të PD: Nga grushti ndaj kolegut Sinaj te zjarrvënia e karrigeve në Kuvend! Dhe një park fotovoltaik në Devoll
Deputeti Bledjon Nallbati, në listën e sigurt të kandidatëve të Berishës në Korçë, nuk e ka për herë të parë protagonizmin në rastet e dhunës. Grushti ndaj deputetit Sinaj apo djegia e karrigeve në Kuvend kanë qenë disa prej rasteve, por nuk mbeten këtu.
4 Maj, 15:33 -
Policia e ‘fali’ edhe pse dhunoi me grushte shoferin e kamionit në Bilisht, kandidati i Berishës akuza: Vepruan me urdhër të Peleshit, SPAK të marrë pamjet
Megjithëse policia e "fali" pavarësisht se në video shfaqej duke goditur me grusht shoferin e kamionit në Bilisht, Bledjon Nallbati ka hedhur akuza ndaj saj, duke thënë se ka vepruar me urdhër të Niko Peleshit.
4 Maj, 14:54 -
Dhuna ndaj shoferit të kamionit, në pranga vëllai i Bledjon Nallbatit! 'Falet' kandidati i Berishës në listën e mbyllur të Korçës (VIDEO)
Në pranga Alti Nallbati, vëllai i kandidatit demokrat Bledjon Nallbati, të cilët u përfshinë në një sherr me një shofer kamioni në rrethrrotullimin e Bilishtit. Edhe pse ishte më agresiv për deputetin nuk u njoftua asnjë procedim penal.
4 Maj, 09:52 -
Devoll/ Ktheu lokalin për lojëra fati të paligjshme, arrestohen administratori 52-vjeçar dhe 3 klientët! Sekuestrohen tavolinë pokeri, çipsa dhe para (VIDEO)
Si prova materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, letra bixhozi, 7 celularë dhe shuma parash (lekë, euro dhe dollarë), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme
10 Dhjetor 2024, 16:25
