Operacioni I Komisariatit numër 5 të Policisë, u krye në zonën e Paskuqanit, pas mensates së 13 shkurtit duke u gdhirë e premtja. Në banesën ku u arrestua Markaj është gjetur dhe një kamion i ngarkuar me vegla pune dhe materiale ndërtimi të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.
Pas procedurave të verifikimit në komisariatin e Policisë në Kamëz, Markaj është transferuar për në ambientet e izolimit të sigurisë së lartë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Markaj, është dënuar nga gjykata me 15 vite burg për tentativën e grabitjes me armë të një filiali banke në bulevardin "Zogu i Parë", pranë qendrës së Tiranës, në 17 shtator të vitit 2010.
Tre muaj më vonë, (në javët e fundit të dhjetorit të vitit 2010) Markaj realizon një arratisje spektakolare nga Burgu i Sigurisë së Lartë 313.
I shkëputet vëmendjes së rojeve teksa luante me të dënuar dhe paraburgosur të tjerë në kalçeton e burgut, kaloi murin rrethues dhe u arratis.
Për ngjarjen në atë kohë u proceduan shefi i sigurisë së burgut dhe 3 punonjës të tjerë.
Redaksia online
(gxh/sg/shqiptarja.com)