Në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Alket Zeqiri, bën me dije kjo lëvizje.

“I bëjmë thirrje këtij pushteti që të heq dorë nga këto veprime të pista e të padrejta, si përndjekjet ndaj opozitës dhe deportimet e shtetasve shqiptarë, të heq dorë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit si dhe sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja.

Vetëm në këtë mënyrë, mund të kthehet normaliteti në Kosovë. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, situata do të tensionohet edhe më shumë.”thuhet ne njoftim.

Redaksia online
( b.h/Shqiptarja.com )