Arrestohet autori i vrasjes së 24-vjeçarit për një vend parkimi në Laç

Arrestohet autori i vrasjes së 24-vjeçarit për një vend parkimi në Laç

Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 24-vjeçarit, Viktor Shkorreti i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në Laç, pas një sherri mes tij dhe autorit të krimit që nisi për një vend parkimi.

Në pranga e policisë  ka rënë 32-vjeçari, Emanuel Koca.  E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 ku në zonën afër stadiumit të Laçit viktima dhe autori kanë debatuar për një vend parkimi. Kujtomë se për shkak të pelegrinazhit masiv te Kisha e Shna Ndout ka patur një fluks të madh vizitorësh dhe vendet e parkimit kanë qenë tepër të kufizuara.

Viktima ka patur banesën e tij fare pranë vendit ku mbeti edhe i vrarë. Në një vend parkimi para banesës së tij ka ardhur për të lënë makinën autori i krimit Emanuel Koca, banues në Tiranë, por ka hasur në kundërshtinë e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti. Pa sherrit të nisur Koca ka nxjërrë automatikun dhe ka qëlluar për vdekje Viktor Shkorretin. Më pas ai duke përfituar nga errësira u arratis deri ditën e sotme që u vu në prangat e policisë.

Ndërkohë i arrestuari do të përballet me akuzat “Vrasje me dashje" dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 14/06/2019 08:30

    Si vjen tjetri nga Tirana per tu falur ne kishe me kalashnikov ne makine dhe vret dike kot fare. O ZOT !

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/06/2019 22:20

    Tani do dalë nja 70 vjeç nga burgu, komplet budalla!

    Përgjigju
    • Labi: 14/06/2019 10:54

      Pse duhet te dale 70vjeç,as te vdekur nuk duhet ta nxjerren,boll me kesi gjerash dhe gjykimesh,vrave burgim i perjetshem (une jam me vdekje) nga te cilet 25 vitet e para pa te drejte takimi me asnji,shkaterrove apo vodhe pronen e tjeterit 25 vjet,thyrje te rendit publik apo qtesise publike denim me burk si ndodhe neper stadiumet e Anglise,te zune me presh ne dore te rrutullojne doren dhe preshi futet ku nuk bie dielli,duam te behemi si evropa se keshtu thone dhe protestuesit,sipas meje duhet te fillojme te rispektojme njeri tjetrin

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së