TIRANE - Drejtoria e Policisë së Tiranës përmes një njoftimi për shtyp, ka bërë të ditur identifikimin dhe arrestimin e 6 personave të akuzuar për vjedhjen me dhunë të disa qytetarëve në Liqenin Artificial.

Blutë e kryeqytetit, kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të një vjedhje me dhunë të ndodhuar më datë 23 Dhjetor 2011, në afërsi të Liqenit Artificial. Për rrjedhojë janë arrestuar  shtetasit Kliti Gaxha, 21 vjec, banues në Tiranë, Peters Gogo, 25 vjec, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhjë, dhe shtetasin me inicialet A.B, 16 vjec, i cili për shkak të moshës do të ndiqet penalisht në hetim të lirë.

Këta shtetas u ndaluan me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes me dhunë” të dy shtetasve J.Pelivani dhe K.Dingu të cilëve u kanë grabitur me dhunë sendet personale.

Ndërkohë Policia e Tiranës, ka bërë të ditur edhe zbardhjen e plotë të një tjetër vjedhje të ndodhur me datë 10 shtator 2012, po në afërsi të Liqenit Artificial. Si rezultat janë arrestuar shtetasit me inicialet F. Kovaçi, 16 vjec, R. S, 15 vejc dhe E.S, 13 vjec të cilët akuzohen për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes me dhunë” ndaj shtetasit B.Brakaj.

Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(er.ci/Shqiptarja.com)