Policia italiane në kuadër të operacionit  ‘Alpinistët’ ka arrestuar 3 shqiptarët  të cilët kryenin mbi 15 grabitje në Ankona të Italisë dhe kanë përfituar  me një vlerë prej 70 mijë euro.

Shqiptarët grabisnin banesa e vila dhe ishin kapur në flagrancë gjatë kryerjes së një grabitje. Ata vepronin gjatë orëve të vonshme në errësirë në zonat e San Benedetto dhe Osimo, në të cilin ishin arrestuar më parë.

Jetmir Çili 25 vjeç si dhe Dorjan dhe Kenado Prendi 26 dhe 22 vjeç. Tre shqiptarët  ishin shumë profesionistë se grabisnin banesa tre katëshe duke u mbështetur tek telat elektrikë.