FIFA ka përcaktuar të plota oraret, datat dhe stadiumet në të cilat do zhvillohet Kupa e Botës 2026 për secilin nga 12 grupet, sipas shortit të mbajtur të premten në Washington.
Shqipëria dhe Kosova kanë shansin që të marrin një biletë për në finalet e mëdha nga play-off-i i zonës UEFA, i cili zhvillohet në fundin e marsit 2026.
Shqipëria - Nëse kalon Poloninë në gjysmëfinalen play-off dhe fituesen e çiftit Ukrainë - Suedi, kombëtarja shqiptare e futbollit do vendoset në Grupin F të finaleve të Kupës së Botës 2026. Rivalë për tanët do jenë (gjithmonë nëse kalon) emra si Holanda, Japonia dhe Tunizia.
Ndeshjen e parë në finalet e Kupës së Botës, tanët do e luajnë më 15 qershor në orën 04:00 të mëngjesit, kundër Tunizisë në stadiumin e Monterrey në Meksikë.
Ndeshjen e dytë, kuqezinjtë do e luajnë më 20 qershor në Houston, duke nisur nga ora 19:00 kundër Holandës.
Ndeshjen e tretë, Shqipëria e luan kundër Japonisë më 26 qershor, duke nisur nga ora 01:00 e mëngjesit në stadiumin e Dallasit.
Ndeshjet e Kombëtares kuqezi nëse kualifikohet në finalet e Kupës së Botës 2026:
Grupi F: Holanda, Japonia, Tunizia, Play-off B (Shqipëri, Poloni, Suedi, Ukrainë)
15 qershor 2026 ora 04:00 e mëngjesit në Monterrey/ Play-off B (Shqipëri, Poloni, Suedi, Ukrainë) - Tunizi
20 qershor 2026 ora 19:00 në Houston / Holandë - Play-off B (Shqipëri, Poloni, Suedi, Ukrainë)
26 qershor 2026 ora 01:00 e mëngjesit në Dallas/ Japoni - Play-off B (Shqipëri, Poloni, Suedi, Ukrainë)
Shënim: Oraret janë me kohën e Shqipërisë
Kosova - Nga ana tjetër, Kosova, nëse kalon Sllovakinë në gjysmëfinalen play-off dhe fituesin e çiftit Turqi - Rumani, do vendoset në Grupin D të Kupës së Botës, me rivalë si SHBA, Paraguai dhe Australia.
Kupa e Botës do zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Oraret, përballjet dhe stadiumet e Kupës së Botës 2026
Komente










