Futbollisti francez i Real Madridit, Karim Benzema është arrestuar nga policia spanjolle

Ylli i ‘Los Blancos’, është kapur për herë të tretë duke drejtuar makinën pa leje dhe kësaj radhe spanjolleë nuk kanë toleruar .

Francezi është arrestuar në orët e vona teksa ishte duke vozitur një makinë të tipit ‘Rolls Royce’ dhe ishte i shoqëruar me një femër, transmeton Telegrafi.

Gjithnjë sipas asaj që shkruan ‘Mundo Deportivo’, Benzema ka insistuar duke thënë se kishte harruar dokumentet në shtëpinë e tij, por kur kanë shikuar të dhënat policia kanë parë që Benzema nuk ka ndjekur kursin për ta rimarrë lejen, transmeton Telegrafi.

Benzema pas arrestimi është liruar ndërsa atij i është ngritur një akuzë dhe mund të dënohet pasi është hera e tretë që ai zihet nga policët spanjoll pa patentë shofer.

Marrë nga /Telegrafi/

Redaksia Online
( g.m/Shqiptarja.com )