Polica italiane ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë 22 persona, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi trafikimi të drogës që vjen nga Holanda.
Shkatërrimi i bandës shqiptaro-arabe u bë në sajë të operacionit të ‘Sottobosco’, ku vepronte në disa zona të Italisë, konkretisht në; Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicilia. Mediet italiane shkruajnë se grupi e merrte kokainën nga Holanda dhe më pas e shpërndante atë në tregun italian.
Shqiptarët e arrestuar janë: Dëfrim, Enver, Haxhi e Besnik Dervishi, Klodian Alushku, Shkëlzen Cani, Shpëtim Fili, Olsi Ivziku, Festim Hoxha dhe Arjan Temaj, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences.
Vihet re që mes të arrestuarve është edhe këngëtari shqiptar Defri, i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar pas disa bashkëpunimeve me këngëtares Silva Gunbardhi.
Hetimet për këtë operacionin kishin nisur në vitin 2016, ndërsa janë sekuestruar gjatë operacioneve 7 kilogramë kokainë edhe 28000 euro cash. Lider ishte marokeni Jarmouni, i cili përveç se kujdesej për furnizimin me kokainë, siguronte edhe transaksionet e parave.