Policia në Katalonjë ka arrestuar djalin e Isak Andic, themeluesit të rrjetit të modës Mango, në lidhje me vdekjen këtij të fundit në malet pranë Barcelonës pothuajse 18 muaj më parë.
Andic, i cili ishte 71 vjeç, vdiq në dhjetor 2024 pasi me ra 100 metra poshtë një përroi ndërsa po bënte ecje në Montserrat me djalin e tij, Jonathan.
Në fillim u raportua për një aksident tragjik, por mospërputhjet në deklaratat e të birit, Jonathan Andic dhe provat e tjera i shtynë hetuesit ta hetonin më tej çështjen. Jonathan Andic ka qenë nënkryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë së modës.
Isak Andiç, i cili lindi në një familje hebraike sefardike në Stamboll në vitin 1953, emigroi në Katalonjë në fund të viteve 1960 dhe filloi t'u shiste bluza nxënësve të tjerë të shkollës së mesme.
Ai më pas drejtoi një biznes me shumicë përpara se të hapte dyqanin e tij të parë Mango në vitin 1984.
Komente






