Thatësi rekorde në Katalonjë, ndalohen larja e veturave dhe mbushja e pishinave

Thatësi rekorde në Katalonjë, ndalohen larja e veturave dhe mbushja e pishinave

Banorëve e Katalonjës në Spanjë, do t’u ndalohet larja e veturave dhe mbushja e pishinave sipas disa masave të publikuara të enjten për t’u prballur me thatësinë më të madhe që është regjistruar ndonjëherë në këtë pjesë të shteti evropian.

Masat, të cilat do të hyjnë në fuqi nga e premtja, do të prekin rreth gjashtë milionë njerëz në 200 fshatra, qyteza e qytete, përfshirë qytetin e dytë më të madh në Spanjë, Barcelonën. Këto masa u miratuan pas rënies së rezervuarëve në afro 16% të kapacitetit, raporton agjencia “Reuters”.

Gadishulli Iberik është në periudhën më të thatë në 1.200 vjetët e fundit, sipas një studimi të vitit 2022, duke i detyruar zyrtarët që ta shqyrtojnë dërgimin e ujit në Barcelonë përmes anijeve, masë e miratuar në vitin 2008, kur nivelet e rezervuarëve ishin afër 20-përqindëshit dhe më pak fabrika destilimi ishin në funksion.

Qeveria lokale dëshiron që banorët ta pakësojnë shfrytëzimin e ujit për 5%, ndërsa bujqit deri në 80%. Sipas grupit të parë të masave, të cilat mund të ashpërsohen, nëse gjendja nuk përmirësohet, përdorimi i lejueshëm i ujit do të zvogëlohet në 200 litra për person në ditë, nga 210 sa ka qenë deri më tani.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes