TIRANË-Drejtori i një prej filialeve të Alpha Bank është arrestuar, pasi akuzohet se i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë. I arrestuari në kuadër të operacionit “Bankieri” është Florant Nako 35 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë së Tiranës, 35-vjeçari Nako duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një prej filialeve të Alpha Bank duke shpërdoruar detyrën i ka vjedhur klientit në llogarinë rrjedhëse shumën prej 30.000 dollarësh amerikanë.
Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi 4 mujor pas denoncimit të banka ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen nga posti. Florant Nako tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Banka që nga momenti i parë i konstatimit të incidentit ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të saj të brendshme dhe kuadrit ligjor duke bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente për zbardhjen e çështjes dhe mbrojtjen maksimale të interesave të klientit.
-
Ti sekuestrojn cka e cnuk ka dhe ta dergojnper pushime te 313 ,
Përgjigju -
Ky djali te iki anej nga ka ardh ene mbyllet ceshtja, denim me te modh nuk ka...!!
Përgjigju -
Mir tju behet alpha vendos drejtora me 40.000 leke ne muaj.
Përgjigju-
Fiks, dhe kjo eshte bruto madje. Kto jane fasonet me shkolle
-
-
Thone :i vodhi klientit,, sepse duan qe te mos e paguajne klientin e demtuar.duke ja referuar atij demin, sepse ne fakt ai vodhi banken.Mashtruesa te pacipe,cfare faji kane klientet kur banka ka punetoret te pakontrolluar.
Përgjigju-
E njëjta gjë më ka ndodhur me dritat e ujin në Vlorë mbi faturim hyrje e papërdorur.Drejtori thotë paguaji ose shko merrja punonjësit.Drejtorë plehra pa fund.Dhe sa për rrogën që e përmendi dikush ai është raport ndërmjet drejtorit e bankës.Këtu duan rroga europiane të gjithë atëherë të shkojnë në Europë të punojnë tu Dali bytha vendit se këtu bëjnë pallë gjithë ditën edhe me rroba firmato
-
Si cdo vjedhje tjeter neper banka nga abuzimi i punonjesve, banka do i pergjigjet klientit duke i kthyer shumen e vjedhur nga ky ish-drejtori. Ne kete mes jane vjedhjur 2 pale, banka dhe klienti. Djaloshi ti pergjigjet drejtesise
-










Komente
Komento