Arrestohet drejtori i Hipotekës
së Shkodrës, Shkëlzen Berisha
Prokuroria e Shkodrës ka nxjerrë urdhër-ndalimi për kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Shkëlzen Berisha, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Kallëzimi i rremë”
SHKODER - Prokuroria e Shkodrës ka nxjerrë urdhër-ndalimi për kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Shkëlzen Berisha, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Kallëzimi i rremë”. Urdhëri është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mesditën e së Hënës.
Nga hetimet e prokurorisë dyshohet se regjistruesi, si edhe dy zyrtarë të Hipotekës Shkodër kanë regjistruar një pasuri në pronësi të shtetit, me sipërfaqe 8000 m2 në Theth, në emër të një personi që nuk ka aplikuar për regjistrimin e asaj prone.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet bazuar në një kallëzim të vetë regjistruesit, i cili ka deklaruar se ka konstatuar një shkelje ligjore nga ana e topografit Spartak Haxhija dhe juristi Taulant Bejko në regjistrimin e kësaj prone.
Nga hetimet rezultoi se për regjistrimin e kësaj prone në mënyrë të kundërligjshme ka qenë në dijeni edhe vetë regjistruesi i Shkodrës. Në praktikën e sekuestruar në Hipotekën e qytetit, rezulton se prona 8000 m2 i është njohur shtetasit GJ.L nga zona e Thethit. Ndërkohë, në hetim rezultoi se shtetasi GJ.L. nuk ka bërë asnjë aplikim për njohjen e asaj prone në emër të tij. Po ashtu, rezultoi që praktika duket si e aplikuar nga një tjetër shtetas me të njëjtat gjeneralitete, GJ.L., por që jeton në një fshat tjetër.
Nga veprimet proceduriale të deritanishme, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se regjistruesi Shkëlzen Berisha, në bashkëpunim me topografin dhe juristin e Hipotekës, kanë regjistruar pronën shtet 8000 m2 në fshatin Theth në emër të një shtetasi, i cili as nuk kishte aplikuar dhe as nuk ka pretendime për atë sipërfaqe.
Pak ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, për këtë çështje është ndaluar topografi Spartak Haxhija, për të cilën Gjykata e Apelit ka vendosur masën ”detyrim paraqitje”. Po ashtu, ndaj juristit Taulant Bejko është në fuqi masa e sigurisë ”arrest në burg”.
Ndërkohë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, ditën e Hënë është ndaluar nga forcat e Policisë së Shtetit edhe kreu i Hipotekës së Shkodrës, Shkëlzen Berisha. Ndaj tij, prokuroria ka krijuar dyshimet se ka ”shpërdoruar detyrën”, si edhe ka bërë ”kallëzim të rremë”, pasi e ka njoftuar faktin e paligjshmërisë sapo ka krijuar dyshimet e tij se mund të mbante përgjegjësi penale për regjistrimin e paligjshëm të pronës në Theth.
Pas arrestimit të Kreut të Hipotekës së Shkodrës, ministri Manjani ka firmosur edhe shkarkimin e tij nga detyra.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52