KAVAJË-Një 33-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në flagrancë duke tentuar të vjedhë një lokal në pronësi të shtetasit T. V. në qytetin e Kavajës. Arrestimi i shtetasit me iniciale A.Ç., 33 vjeç, u bë në kuadër të operacionit të koduar "Shëtitësi", ndërsa do të përballet me akuzën e vjedhjes. 33-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penal.
Gjithashtu policia ka zbardhur dhe dokumentuar të paktën edhe 5 raste të tjera të vjedhjes së banesave që 33-vjeçari ka kryer më herët, konkretisht:
- Më datë 11.05.2020 ka vjedhur disa sende elektro-shtëpiake në banesën e shtetasit Sh. M.
- Më datë 15.05.2020 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. Gj., ku ka marrë një televizor.
-Më datë 30.05.2020 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D. H., ku ka marrë një televizor.
-Më datë 10.04.2020 ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit Sh. D.
-Më datë 12.04.2020 ka vjedhur dy televizorë në banesën e shtetasit D. D.
Policia ka sekuestruar disa sende në cilësinë e provës materiale, që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet, ndërsa vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar 33-vjeçari.
Komente








