TIRANE - Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, i cili vidhte motoçikleta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga kallëzimet për një burrë që dyshohej se kryente vjedhje motoçikletash në Tiranë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur gjetjen e tij.

U arrestua I.D., 44 vjeç, banues në Allias, Tiranë, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje. 

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara dyshohet se 44-vjeçari është autor edhe i  një vjedhjeje motoçiklete, të ndodhur gjatë muajit maj të këtij viti në Tiranë.