Arrestohet hajduti ‘serial’ i çantave dhe portofolëve në Elbasan 

Elbasan- Një 20-vjeçar në qytetin e Elbasanit është vendosur në prangat e policisë pasi vodhi me dhunë çantën e një gruaje me një shumë parash në të.

Sipas njoftimit të bluve ngjarja u regjistrua në lagjen "Syrja Dylgjeri".

Ndërkohë i riu po ashtu dyshohet se i ka vjedhur një 43-vjeçareje një portofol në datën 5 shkurt.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit S. C., 20 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 20-vjeçari është autor i 2 rasteve të vjedhjes, konkretisht:

në lagjen "Syrja Dylgjeri", i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës me një shumë parash në të, shtetases S. K.;

më datë 05.02.2025, në lagjen "Kala", i ka vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash në të, një 43-vjecareje”, informoi sot policia.

Operacioni u kodua 'End'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  Elbasan, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti