Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Vasil Dervishi, 26-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë u arrestua në lagjen “10-Korriku” pranë një biznesi “dyqan-elektroshtëpiak”.  Vasil Dervishi ka qenë shpallur në kërkim pasi më datë 12 maj te 2012-es pasi i është gjetur një sasi prej 54 kilograme lëndë narkotike të llojit “Canabis-sattiva” dhe është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.