Arrestohet i shpalluri në kërkim për sulm ndaj punonjësve të policisë në Lazarat

 /ATSH/- Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se është kapur një tjetër person i shpallur në  kërkim nga Lazarati për  sulm me armë ndaj Policisë gjatë operacionit antikanabis qershor 2014 dhe i akuzuar edhe  për një sërë veprash  të tjera penale.

Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  shpjegojne detajet për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkimin, Florjan N. Shurdhi, 31 vjeç, banues në Lazarat, pasi Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda, me vendim nr. 196, datë 29.04.2015, ka vendosur masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasje e punonjësve të Policisë Shtetit" e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve, "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Kultivim i bimëve narkotike". Nenet 79/b, 25, 22, 278/4, 283 e 284 të K.P.

Prokuroria e Krimeve  të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe  me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në qershor 2014, kane nisur procedim penal  për sulmet me armë mbi punonjësit e policisë  dhe gjithë veprat e mësipërme, gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar në Lazarat.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

KonferencaPeleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit