ELBASAN-Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar mesditën e  sotme në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për S.B., pasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg". Mbi të riu, rëndon akuza për veprën penale " Plagosje e rëndë me dashje".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.