Kryeprokurori Çela: Krimi kibernetik kërkon urgjentisht rritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike! Nënshkruhet memorandumi me shoqatën Ibero-Amerikane
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela
Prokuroria e Përgjithshme dhe Shoqata Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë (AIAMP) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, ku shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave dhe çdo krim tjetër me interes të përbashkët si dhe për përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe shkencore në fushën e të drejtës penale.
Memorandumi u nënshkrua në ditën e dytë të takimit që Shoqata Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë po zhvillon në Kartagjenë, Kolumbi, 28-29 korrik. Anëtarë të kësaj shoqate janë prokuroritë e vendeve të Amerikës Latine dhe Spanjës.
Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, nënvizoi faktin se krimi kibernetik dhe përdorimi gjithnjë e më masiv i teknologjisë në kryerjen e krimeve me karakter transnacional, kërkon urgjentisht një rritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, të aftë për t'i kuptuar dhe përballuar ato.
Ai theksoi gjithashtu se: “Në nivel global, ka një ndërveprim në rritje midis kriminelëve të të gjitha llojeve. Ata po përdorin me sukses të gjitha mundësitë që ofron dixhitalizimi. Rritja eksponenciale e përdorimit të kriptomonedhave dhe rreziku që ato paraqesin përsa i përket çështjeve të sigurisë, si për shembull mundësitë që krijojnë për të lehtësuar pastrimin e parave, është një shembull i qartë i nevojës urgjente për të ripërcaktuar modelet dhe strategjitë e luftës ndaj krimit. Nuk ka kohë për të humbur. Ne jemi të detyruar t'i përshtasim strukturat dhe prioritetet tona ndaj këtyre tendencave”.
Sipas kryeprokurorit, përmes bashkëpunimit do të konsolidohen përvojat dhe kapacitetet si dhe do të rritet kohezioni i reagimit të organizuar institucional ndaj kërcënimeve serioze për sigurinë e përbashkët.
EU4FOCAL asistoi procesin deri në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit.
Gjatë takimit u nënshkrua gjithashtu edhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Eurojust dhe Shoqatës Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë (AIAMP).
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diskutime të forta te Ligjet, Bardhi: ‘Prokurori i Përgjithshëm injoroi Kuvendin, pse nuk vjen të mbrojë Buxhetin?!’ Bushka: Ka angazhime të tjera
8 Nëntor, 13:05
-
Prokuroria e Përgjithshme marrëveshje me Belgjikën, në fokus lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave
7 Nëntor, 16:34
-
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takon homologen holandeze, prioritet goditja e aseteve kriminale
6 Nëntor, 19:57
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, vetëm KLP cakton dy anëtarë! Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ nuk marrin pjesë: Gati të japim opinion
4 Tetor, 11:10
-
Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë
26 Shtator, 11:28
-
Kryebashkiaku i Hasit 'shpëton' nga ligji i dekriminalizimit, KQZ: Do të vazhdojë detyrën
9 Shtator, 11:11
-
Raportet vjetore 2023, Çela: Kam kërkuar përshpejtim të hetimeve për Mikrokreditë! Akuzat politike minojnë besimin
15 Korrik, 20:58
-
‘Paguheni kot si prokuror’ Bardhi përplaset me Çelën në Kuvend! Kryeprokurori: Përmbajuni kuadrit ligjor që trajton ky raport
15 Korrik, 11:53
-
‘Drejtësia’ nesër në Kuvend! Altin Dumani para deputetëve prezanton raportin e SPAK
14 Korrik, 11:56
-
Siguria e gazetarëve/ Prokurori Olsian Çela takon drejtuesen e Zyrës së KiE në Tiranë: Do trajnojmë oficerët e policisë gjyqësore për lirinë e shprehjes
11 Korrik, 18:26
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik, 14:30
-
Grupe të përbashkëta Shqipëri dhe përshpejtimin e ekzekutimit të letërporosive
14 Qershor, 09:50