PAKISTAN - Ish-presidenti Pervez Musharraf është arrestuar nga policia pakistaneze pasi dy ditë më parë iku nga gjykata për të shmangur arrestimin e tij, pasi gjyqtarët hodhën poshtë kërkesën e tij për mbrojtje në liri.

Pamjet në televizion tregonin se si Musharrafi i përcjellur nga policët me uniformë dërgoheshin në një gjykatë në kryeqytetin Islamabad, ku u vendos edhe për të qëndruar në gjendje arresti për disa ditë në shtëpinë e tij.

Musharraf akuzohet lidhur me shkarkimin e gjyqtarëve në vitin 2007 dhe për dyshime të ndërlidhura me vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhuto, po ashtu në njëjtin vit.

Autoritet kanë kërkuar përgjegjësi nga drejtori i policisë për ikjen e 69-vjecarit dhe përse asnjë nga forcat e tij nuk e kapi atë, pasi gjykata urdhëroi arrestimin e tij.

Pas sundimit të tij dhjetë vjeçar në Pakistan Musharaf u detyrua të dorëzojë pushtetin në vitin 2008 dhe prej asaj kohe është larguar më parë në Londër dhe më vonë në Dubai.

Përvec kësaj Musharrafi u kthye në Pakistan në muajin mars, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por është diskualifikuar nga pjesëmarrja.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)