Dhunonte dhe përndiqte sistematikisht ish-gruan, arrest shtëpie për ish-futbollistin e kombëtares (VIDEO)

TIRANË- Ish- futbollisti i kombëtares, Klodian Duro është lënë në masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi', pasi ka dhunuar dhe përndjekur sistematikisht ish- bashkëshorten e tij.

Masa është caktuar dy ditë më parë. Ish- bashkëshortja  tij ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo gjë nuk e ka ndalur Duron ta dhunojë fizikisht, psikologjikisht dhe ta përndiqte sistematikisht. 

Klodian Duro është një nga emrat më të spikatur në futbollin shqiptar, për kontributin e tij të dhënë në fushën e blertë, por edhe si trajner në disa skuadra kryesore të Superligës. Sot  ndaj tij rëndojnë tre akuza për vepra penale, “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Na mbyti injoranca pa kufi moshë.: 28/03/2020 15:01

    Amon mor se e terrorizun miletin fare,të bëhet një plan levizje sepse kjo vetem kolaps do t'kete dhe asgjo mo shum.disa te nones keqtrajtohen disa te njerkës xhirojn gomat e makines. Ishalla maron sa mo shpejt se morëm fund ekonomikisht dhe psikologjikisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë